“Me plis për në Paris”, Kurti reagon pas fitores së Bad News Eagles

0 minutes, 37 seconds Read

Bad News Eagles kanë arritur përsëri të kualifikohen në Major. Kësaj radhe kanë mposhtur organizatën e dytë më të mirë në botë, FaZe.

Pas fitores ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka postuar një fotografi në Instagram me mbishkrimin “Me plis për në Paris”.

Kurti ka thënë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë.

“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”. – ka shkruar Kurti.

Publikime te ngjashme