Connect with us

Kosovë

Me diabet, 8 për qind e popullatës në Kosovë

Publikuar

me

Rreth 8 për qind e popullatës së Kosovës kanë prevalencën e të sëmurëve me sëmundjen e diabetit.

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Merita Emini-Sadiku, ka treguar për Demokracia.com në detaje për diabetin dhe përhapjen e tij në Kosovë.

“Prevalenca e të sëmurëve me sëmundjet e Diabetit vlerësohen të jetë rreth 8% e popullatës së Kosovës. Po kaq janë pacientë të cilët e kanë sëmundjen, por nuk janë të vetëdijshëm dhe ende të padiagnostifikuar”, ka thënë Emini-Sadiku për Demokracia.com.

Ajo ka treguar se mosha më e prekur është mosha e mesme dhe prin gjinia femërore.

“Dominojnë pacientët femra më këtë sëmundje, por jo me ndonjë dallim të madh. Mosha më e prekur me diabet është prej 50-60 vjeç dhe dominon diabeti tip 2 me 90% të rasteve”, ka treguar tutje drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë për Demokracia.com.

Diabetes mellitus, që ndryshe njihet si diabeti, është sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak, që është një ndër burimet kryesore që merret nga ushqimet që i konsumojmë.

Reklama