Mblidhet Qeveria e Kosovës, këto 12 pika janë në rendin e ditës

0 minutes, 37 seconds Read

Qeveria e Kosovës sot do ta ketë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Në rend të ditës do të jenë gjithsej 12 pika, përfshirë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

image 109
image 110

Kujtojmë se pikërisht sot edhe Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë plenare nga ora 12:00.

Aty do të diskutohen pikat e mbetura pa u diskutuar nëpër seancat e kaluara./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme