Manchester United arrin marrëveshje me sulmuesin e Al Nassr

0 minutes, 42 seconds Read

Vincent Aboubakar shumë shpejt mund të bëhet lojtar i ri i Manchesteru United.

Raportohet se drejtuesit e United kanë arritur marrveshje me skuadrën e Al Nassr për huazimin e sulmuesit senegalez.

Klubi anglez është duke kërkuar një sulmues për të zëvëndësuar Cristiano Ronaldon, i cili pasi shkëputi kontratën u transferua pikërisht te skuadra arabe Al Nassr.

Aboubakar është pjesë e Al-Nassr nga vera e vitit të kaluar. Deri më tani, ai ka shënuar 13 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 4 gola në 12 ndeshje deri më tani këtë sezon.

Kalimi i mundshëm i Vincent Aboubakar te Manchester Unitedi, jo vetëm që do të forconte skuadrën e Erik ten Hag në sulm, por gjithashtu do të mundësonte që Ronaldo të regjistrohej zyrtarisht nga Al-Nassr.

Publikime te ngjashme