LVV përjashton Mujecin nga anëtarësia dhe strukturat e partisë

1 minute, 33 seconds Read

Asambleisti Besnik Mujeci është përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lështu ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së kësaj partie, Alim Rama.

“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen” ka thënë Rama në njoftimin zyrtar të tij.

Mujeci, bashkë me katër persona të tjerë, janë arrestuar në Shqipëri, pasi u kapën me 10 mijë doza ekstazi.

Mithat Ramadani, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë të arrestuarit e tjerë.

ABC News ka raportuar se droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Punonjësit e policisë janë infiltruar në disa raste si klientë ku edhe kanë vëzhguar nëpër lokalet e natës se si shitej droga ekstazi. Personat në fjalë kishin gjetur edhe një metodë të pazakontë për të shitur drogën, duke e mbështjellë me një letër , në të cilën ishte stampuar edhe logoja e “Louis Vuitton”.

Ajo që vinte në sy gjatë përgjimeve dhe mbajtjes në vëzhgim nga agjentët, ka rezultuar se këta persona por edhe të tjerë që janë bashkëpunëtorë, gjatë muajve të verës kanë shitur këto doza ekstazi edhe në zonat e plazhit. Konkretisht, në zonën e Himarës po Dhërmiut.

Publikime te ngjashme