Luta i Gjilanit shkon drejt 30 mijë votave! Është i pesti më i votuari në listën e LDK-së, bindshëm i pari në Anamoravë

0 minutes, 55 seconds Read

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sipas trendit të numërimit të votave në nivel të Republikës, pritet t’i ketë mbi 30 mijë vota.

Deri tani, sipas burimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nënkryetari i LDK-së ka marrë 22.700 vota, kur kanë mbetur pa u procesuar edhe afro 20 përqind e votave të numëruara.

Marr parasysh edhe votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës, Hazirit pritet t’i konfirmohen mbi 30 mijë vota, thonë burimet.

Merret vesh, po ashtu, se Haziri është bindshëm kandidati për deputet më i votuar në Anamoravë karshi të tjerëvee, dhe duket se tashmë është përcaktuar orientimi poitikë i qytetarëve të Gjilanit, raporton Mediafokus.

Kjo është legjislatura e tretë në të cilën kreu i Degës së LDK-së në Gjilan ka marr numër të lartë të votave.

Nënkryetari i LDK-së ishte deputet në dy legjislatura, 2007-2010, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe 2010-2013.

Brenda pak ditëve do të zbardhen votat në tërësi.

Publikime te ngjashme