Lukas Mandl do të kandidojë për eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Miku i Kosovës, ishte zëri kryesor në këtë institucion evropian.
Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.
Mandl ka bërë thirrje për liberalizim të vizave, e po ashtu për anëtarësim të Kosovës në KiE.
Ai do të mundohet të sigurojë ulëse në Parlamentin Evropian, aty ku është me mandat që nga viti 2017.
Për të mbështetur austriakun në rrugëtimin e tij, javën e ardhshme do të mbahet edhe tubim në Baden bei Wien, nga shqiptarët e Austrisë.
Ky event mbështetet nga Shoqata “17 shkurti”.