Luizi s’ndalet: Ja si do t’i nxjerr Oltën dhe Qetsorin në nominim me mu

1 minute, 36 seconds Read

Lojë të ‘rëndë’, Luizi nuk ndalet: Ja si do t’i nxjerr Oltën dhe Qetsorin në nominim me mu.Luizi ka zbuluar një strategji tjetër për lojën ditët e fundit. Pasi futi veten në nominim bashkë me Kristin dhe Armaldon, Luizi zbulon mënyrën se si do ta fusë edhe Oltën e Qetsorin në nominim bashkë me veten.

“Kur dua të shkoj në burg me disa persona të caktuar i fus në tualet. Do shkoj në burg me ta dhe do i nxjerr nga shtëpia. Do marr Oltën dhe Qetsorin edhe do futemi në nominim.”, i thotë Luizi, Nitës dhe Fotinisë.

Të marten mbrëma u zbulua se Luizi i kishte futur me qëllim në tualet Kristin dhe Armaldon në mënyrë që të dënohen e të shkojnë në nominim u befasuan të gjithë, opinionista, publik e banorë. Por kur Luizi përmendi se këtë e ka strategji nga fituesi kanadez i Big Brother u befasuan të gjithë. Kevin Jacobs është fituesi i Big Brother Canada që tashmë ka dëgjuar se Luizi e ka studiuar dhe po përdor disa nga strategjitë e tij duke e përmendur dhe mbështetur në rrjetin social instagram në disa postime madje pasi e ka bërë këtë ai ka fituar më shumë se 11 mijë ndjekës falë Luizit.

E fansat e Luizit nuk kanë pritur gjatë për të treguar mbështetjen që kanë për të dhe se kanë kuptuar strategjinë e Kanadezit, ata i kanë dërguar para disa minutave një dron Luizit ku shihet fotoja e tij bashke me fituecin kanadez Kevin Jacobs, e si e pa Luizi u emocionua shumë për këtë dron duke iu treguar banorëve se ky është banori që e ka përmendur për lojën e tij të fortë dhe disa strategji që ai i ka marrë.

Publikime te ngjashme