Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka folur së fundmi për periudhën e shkurtër pas daljes nga shtëpia e famshme.
Artisti nga Shkodra në ‘Post Big Brother’ ka sqaruar edhe një herë se si qëndronte e vërteta në lidhje me Instagramin si dhe për personin që në fillim ia menaxhonte.
I njëjti thotë se kur hyri brenda BBVA nuk kishte fare Instagram dhe mbante vetëm një Facebook me njerëzit që njihte.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_10-10.png)
“Nuk kam pasur, kam pasur një Facebook me njerëz që njihja. Para se të hyja i kam thënë një shoqes që të ma hapë. Pjesë e kontratës ishin edhe rrjetet sociale”, u shpreh ai.
Këngëtari i njohur tutje theksoi se pas daljes ka parë që shumë nga njerëzit e kanë shfrytëzuar imazhin dhe emrin e tij derisa ishte brenda.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_19-2.png)
“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohe jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.
Luizi u cilësua si fenomen i këtij viti për lojën që bëri në këtë format, duke arritur të grumbullojë kështu fansa të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_20-2.png)