Luiz Ejlli merr vëmendjen me ndryshimin e ri drastik në dukje, i lyen flokët në ngjyrë të kaltër

0 minutes, 48 seconds Read

Këngëtari Luiz Ejlli është finalisti i parë i përzgjedhur nga publiku në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai ka qenë pa dyshim një prej personazheve më të diskutuar në media që nga fillimi e deri te rrugëtimi i tij i gjatë mbi 100 ditor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në mbrëmjen e së martës, këngëtari shkodran është shfaqur me një ndryshim tejet drastik në pamje.

Luiz Ejlli (Foto: BBVA)

Ai mori vëmendjen e të gjithëve në hapje të spektaklit, duke u shfaqur me flokët e lyera në ngjyrë të kaltër.

Luizi ka influencuar shumë shikues të BBVA për një kohë të gjatë men ngjyrën e bardhë të flokëve, të cilën e kishte ndryshuar pak kohë pas hyrjes.

Luiz Ejlli (Foto: BBVA)

I njëjti ka eksperimentuar me pamjen, duke i lyer një herë edhe në ngjyrë të gjelbër./Telegrafi

Publikime te ngjashme