Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin kinez Xi Jinping.
Përmes një mesazhi në Twitter, Zelensky tha: “Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe kuptimplotë me presidentin Xi Jinping.
Unë besoj se kjo thirrje, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe.”
Të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet mes Kievit dhe Pekinit, si dhe luftën në Ukrainë në të cilën Kina është përpjekur të shfaqet neutrale.
Gjatë telefonatës, Xi tha se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me “të gjitha palët mbi zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.