Lirohen të miturit që vendosën afishe me foto të terroristit të Banjskës në veri

1 minute, 3 seconds Read

Pesë të miturit që dyshohet se vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, janë liruar. Ata dyshohet se konsumuan veprën penale “nxitje e urrejtjes”. Nga informacionet e para dyshohet se janë vendosur edhe afishe me fotografi të Stefan Nedeljkoviqit, njërit prej paramilitarëve të vrarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes”, tha Elashni.

“Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, konfirmoi ai.

Publikime te ngjashme