Një lëshim i raketës nga Koreja e Veriut shkaktoi konfuzion në Japoninë veriore, pasi u dha një urdhër evakuimi dhe më pas u tërhoq brenda 30 minutave.
Sirenat u ndezën nëpër Hokkaido dhe banorëve iu tha të “evakuoheshin menjëherë” të enjten në mëngjes, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Tensionet janë rritur në rajon, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar tashmë 27 raketa këtë vit.
Raketa besohet të jetë me rreze të mesme ose të gjatë, por detajet se çfarë arme u testua mëngjesin e së enjtes nuk janë bërë ende publike.
Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA e kanë dënuar testin e fundit.
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se qeveria e tij do të mbajë një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nisjen