Lajçak nesër do të vizitoj Kosovën

0 minutes, 26 seconds Read

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten dhe të premten qëndron për vizitë në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Brukseli, Lajçaku vjen me qëllimin që siç u tha të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së.

Ai gjithashtu do të bëjë përgatitje për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Publikime te ngjashme