Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Thotë se Kurti ka mirëkuptim për tri pikat e paraqitura nga BE-ja

1 minute, 11 seconds Read

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit dy orësh që ka pasur me kryeministrin, Albin Kurti.

Në paraqitjen para mediave të martën në Prishtinë, Lajçak ka thënë se ka mirëkuptim që të ecet përpara në tri pikat e kërkuara nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim.

“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim. Ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren. Ai [Kurti] ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të miat. Takimi i gjatë, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë, por jemi pajtuar të vazhdojmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se BE i ka të gatshme masat edhe ndaj Serbisë nëse nuk ka progres në respektimin e kërkesave të BE-së.

Lajçak, të martën po qëndron në Kosovë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës, ndërsa të martën do të qëndrojë në Beograd.

Publikime te ngjashme