Kushtetuesja vendos në favor të Blerim Isufajt

1 minute, 7 seconds Read

Gjykata Kushtetuese ka mbyllur përfundimisht çështjen lidhur me ankesat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit duke obliguar kështu Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin ta dekretojë Blerim Isufajn si kryeprokuror.

Kjo ka ndodhur me një vendim të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kushtetuesja ka konsideruar se vendimet e Gjykatave të rregullta nuk kanë shkelur paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta në gjykim të paanshëm) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

“Gjykata njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe (ii) të konstatojë që Aktgjykimi [ARJ.nr.114/2022] i 23 dhjetorit 2022 i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ndërlidhur me Aktvendimin [AA.nr.650/2022] e 1 shtatorit 2022 të Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin [A.nr.1875/22] e 2 gushtit 2022 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta në gjykim të paanshëm) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”, thotë vendimi i Kushtetueses.

Kështu, Presidentja do të obligohet ta dekretojë Blerim Isufajn si kryeprokuror të Shtetit.

Publikime te ngjashme