Kurti thotë se qeveria do të ruaj shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime të barnave

0 minutes, 54 seconds Read

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që është miratuar sot në Qeveri u mundëson qytetarëve të përballojnë sëmundjet me barna të përballueshme si dhe mbron ata nga abuzimi me çmime.

“Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit, barnat duhet të jenë të përballueshme për qytetarët.

“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin”, ka shkruar Kurti në Facebook./IndeksOnline

Publikime te ngjashme