Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Donjeta Sadiku po edhe xhudistët e Kosovës duhet të inkurajojnë të rinjë kosovar për t`u marrë me sport.
Kurti i bëri këto komente për RTK-në pas fitores së Donjeta Sadikut kundër Thamanya Somnuek nga Tajlanda në Lojërat Olimpike Paris 2024.
“Me atë çfarë pamë sonte prej Donjetës, jemi optimistë në vijim. Qeveria e do sportin, e do sportin për qytetarët, dhe rasti i Donjeta Sadikut, rasti i xhudisteve të Kosovës, duhet të inkurajojë të rinjtë e Kosovës që të merren më shumë me sport”, ka thënë Kurti.
I pari i Qeverisë ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike, duke nënvizuar ndikimin e sportit në diplomaci dhe politikën e jashtme.
“Sporti ka një aspekt të rëndësishëm të diplomacisë dhe politikës së jashtme, sepse përmes tij ia del që ta paraqesësh vendin”, është shprehur Kurti.