Kurti ftohet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

0 minutes, 54 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria e Speciale e Kosovës, që më 16 dhjetor të paraqitet në të dëshmojë para prokurorit special.

Ftesën e kryeministrit nga prokuroria e ka bërë publike zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke publikuar ftesën për Kurtin.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kryeziu, transmeton Telegrafi.

Tutje Kryeziu ka shkruar se “në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025”.

“Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme