Kryeterroristi Radoiçiq fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

1 minute, 35 seconds Read

Nënkryetari i “Listës Serbe” dhe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radoiçiq, tashmë edhe me pamje është vërtetuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni ku Radoiçiq shihet bashkë me një numër të madh terroristësh derisa qëndronin në Manstirin e Banjskës në Zveçan.

Siç ka raportuar dje mediumi boshnjak “Istaraga”, Radoiçiq është një prej terroristëve të plagosur dhe se është duke u trajtuar në Beograd.

“Istaraga” ka publikuar edhe një bisedë që kanë pasur në Viber pasi e kanë kontaktuar Milan Radoiçiqin në numrin e tij.

“Fillimisht, një person i panjohur i cili iu përgjigj numrit të tij të telefonit tha se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, gjatë korrespodencës, po i njëjti pretendoi se Radojiçiq ishte mirë dhe se po trajtohej”, ka shkruar dje mediumi boshnjak.

Ndërkohë sot, “Istraga” raporton se askush më nuk përgjigjet në numrin e përdorur nga Milan Radojiçiq dhe se aplikacioni Viber është çinstaluar.

“Pas njoftimit të djeshëm të Istraga, Viber është çinstaluar në numrin e përdorur nga Milan Radoiçiq. Askush nuk i përgjigjet më thirrjes direkte. Radoiçiq ishte një nga organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës. Sipas informacioneve Istraga. Radoiçiq u plagos rëndë dhe u transferua në Beograd”, shkruan Istraga.

Publikime te ngjashme