Kryetari i Tetovës e konfirmon përkrahjen e Kurtit për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

1 minute, 39 seconds Read

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se kryeministri Albin Kurti e përkrahë frontin opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut u konsiderua private e nga dikush edhe përçarëse dhe u pa në kuadër të bashkëpunimit të Lëvizjes Vetëvendosje me opozitën shqiptare atje. Shefi i Qeverisë së Kosovës s’e pranoi qartësisht këtë, por tha se vizita e tij ishte “kryekëput shkaku i ftesës që kam pasur”.

Qeveria nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur në pah doli fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti”, shkroi sot në Facebook kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Ai përmendi edhe Qeverinë dhe Presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, që reaguan duke dënuar mënyrën e organizimit të ngjarjeve.

“E kuptojmë shqetësimin e Presidentit dhe Qeverisë, të cilës për çudi me përkrahje e reagime i doli krah edhe Beogradi, dhe e dimë se retorika e këtillë politike, nuk ka të bëjë aspak me vizitën e Albin Kurtit, por ka të bëjë me shqetësimin se opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit/ Ardhja e kryeministrit Kurti sa ishte respekt dhe nder për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po aq ishte edhe respekt për shtetin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin është nënshkruar memorandumi i projektit të përbashkët, rrugës Tetovë-Prizren”, shtoi Kasami.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për bashkim, me rastin e 22-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të krijuar raporte të reja shoqëroro-politike për ta ndërtuar shqetitn që sot quhet Maqedonia e Veriut.

Publikime te ngjashme