Kryetari i Deçanit del kundër të ashtuquajturës nismë për “braktisjen e fesë Islame”

1 minute, 34 seconds Read

Kryetari i Komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj ka dalur kundër nismës për “Braktisjen vullnetare të fesë Islame”.

Ai sot ka takuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan dhe imamët e kësaj komune, ku ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e tyre për shtetëndërtim, dhe ngritjen morale e kulturore, si dhe rritjen e tolerancës fetare nderë shekuj, duke e predikuar Islamin burimorë, si fe e paqes, dashurisë, bamirësisë dhe besimit në Zot.

@ballkani.info “Mjekrat nuk e hupin traditën e kullave” – Flet njëri nga pjesëmarrësit e iniciativës për braktisjen e feve #islami #fejaislame #xhamia #kisha #dukagjini ♬ original sound – Ballkani.info

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me BIK-un e Deçanit janë dakorduar që të mos i kontribuojnë polarizmit, përçarjes dhe urrejtjes mes qytetarëve, përcjell Ballkani.info.

@ballkani.info Në Deçan u formua Këshilli inicues për formimin e Lëvizjës Braktisja vullnetare e Fesë Islame #deçan #feja #fejaislame #fejakrishtere #kosova #shqiperia ♬ original sound – Ballkani.info

Postimi i plotë:

Në takimin e sotshëm me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduam që të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tonë.

Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës.

E falënderoj Bashkësinë Islame në Deçan për maturinë e treguar dhe kontributin e pamohueshëm të tyre, që tradicionalisht i kanë kontribuar e shërbyer edukimit, harmonisë, zhvillimit ekonomik, e sidomos kontributit të madh të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës. B.R

Publikime te ngjashme