Kryesia e degës Regjionale në Prizren, u prit në takim nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren

0 minutes, 29 seconds Read

Në Gjykatën Themelore në Prizren u realizua takimi në mes të Kryetares së Gjykatës, znj. Shpresa Emra dhe Kryetarit të Degës Regjionale në Prizren z. Blerim Mazreku, i cili ishte i shoqëruar së bashku me Sekretarin Dardan Morina dhe avokatin Arben Ramadani.

Në këtë takim u diskutua për ndryshimet që mund të bëhen, për të lehtësuar punën e avokatëve si dhe për të ngritur bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të përbashkët ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Publikime te ngjashme