Kryeministri polak Morawiecki thotë se wagner tashmë është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit

1 minute, 5 seconds Read

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, lidhur me njoftimin se themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndodhej në avionin privat që u rrëzua në Tver, ku humbën jetën dhjetë persona, tha se tashmë grupi kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në një konferencë për shtyp në Varshavë, Morawiecki u pyet se çfarë kuptimi ka vdekja e Prigozhinit për sigurinë e Polonisë.

“Tashmë kontrolli i grupit Wagner i është transferuar drejtpërdrejt Putinit. Wagner ndodhet nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit dhe njerëzve të tij. Krahas destabilizimit të vendeve fqinje me Rusinë dhe Bjellorusinë, do të përdoret si mjet për shantazhe dhe provokime të ndryshme”, deklaroi Morawiecki.

Agjencia Federale e Transportint Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) njoftoi se avioni i rrëzuar në Tver i përkiste kompanisë “MNT-Aero” dhe se hetimi lidhur me arsyet e aksidentit po zhvillohet nga një komision special që është ngritur.

Në lajmet e agjencisë ruse të lajmeve TASS u njoftua se në avion ndodhej edhe themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Në disa kanale të Telegram, që njihen me afërsinë me Wagnerit, u pretendua se avioni ku ndodhej edhe Dmitry Utkin, ndihmësi i Prigozhinit, u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes së ushtrisë ruse.

Publikime te ngjashme