Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin zyrtar të Bahamas, i cili shënon njohjen e katërt për këtë vit dhe bëhet shteti i 121-të që pranon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës sonë.
Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Kurti theksoi se viti 2025 po profilohet si viti i madh i njohjeve të reja ndërkombëtare. Ai shprehu vlerësimin e tij për angazhimin institucional, duke vënë theksin te bashkëpunimi i ngushtë me Presidencën dhe aleatët strategjikë.
“Urime të gjithë qytetarëve! Një mirënjohje e veçantë shkon për Presidenten tonë, Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët tanë për këtë arritje radhës në konsolidimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, shkroi ai mes të tjerash.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Viti 2024 ishte viti i fuqizimit të pasaportës sonë, ndërsa viti 2025, pas një periudhe të gjatë, po dëshmohet si viti i njohjeve të reja. Bahamasi bëhet shteti i katërt që brenda këtij viti njeh Republikën tonë si shtet të pavarur dhe sovran, duke e çuar numrin total në 121.
Urime të gjithë qytetarëve dhe një falënderim i veçantë për Presidenten Vjosa Osmani, përfaqësuesit e shtetit dhe partnerët tanë për këtë sukses në forcimin e pozitës sonë globale.
Kosovës po i shtohen miqësi të reja dhe bashkë me to, po hapen mundësi të shumta bashkëpunimi. Mezi presim që këtë njohje ta shndërrojmë në një partneritet të sinqertë me popullin dhe shtetin e Bahamas”./lajmishqip.net
