Krisje e thellë në GUXO, Donika Gërvalla del kundër mandatit të dytë për Vjosa Osmanin

1 minute, 0 seconds Read

Partia GUXO ka zhvilluar një mbledhje gjatë orëve të mbrëmshme, ku sipas informacioneve që posedon Sinjali, temë bosht e diskutimit ka qenë pozicionimi karshi një mandati të dytë presidencial për Vjosa Osmanin.

Burime brenda takimit bëjnë me dije se ministrja Donika Gërvalla, aktualisht figuron si një ndër zërat më kritikë dhe kundërshtuesit kryesorë të rizgjedhjes së Osmanit në krye të shtetit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ajo, sipas të njëjtave burime, ka sinkronizuar plotësisht qëndrimin e saj me atë të kryeministrit Albin Kurti, duke u rreshtuar hapur kundër idesë që Osmani të vijojë edhe për një mandat tjetër.

Ky zhvillim përbën një kthesë drastike në skenën politike, pasi vetëm pak muaj më parë, Gërvalla thurte lavde për presidenten dhe i kërkonte llogari opozitës për çdo tentativë të mundshme të sabotimit të votimit të saj.

Sidoqoftë, gjatë javëve të fundit ajo ka zgjedhur heshtjen si strategji për këtë çështje sensitive. Gërvalla ka refuzuar vazhdimisht t’u japë përgjigje gazetarëve sa herë që është pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi fatin politik të Osmanit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme