OpenAI CEO Sam Altman testifies before a Senate Judiciary Privacy, Technology & the Law Subcommittee hearing titled 'Oversight of A.I.: Rules for Artificial Intelligence' on Capitol Hill in Washington, U.S., May 16, 2023. REUTERS/Elizabeth Frantz 'Oversight of A.I.: Rules for Artificial Intelligence' Subcommittee hearing in Washington

Krijuesi i ‘Chat GPT’ në Kongres, tregon përfitimet nga inteligjenca artificiale

0 minutes, 51 seconds Read

Inteligjenca artificiale mund të përdoret në dobi të njerëzimit. Kështu ka deklaruar krijuesi i Chat GPT, Sam Altman, i ka kërkuar Kongresit amerikan që të rregullojë zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë.

Altman ka nënvizuar se, nga inteligjenca artificiale mund të përfitojnë të gjitha fushat, nga mjekësia e deri tek lufta kundër ndryshimeve të klimës.

“Sidoqoftë, ne besojmë se ndërhyrja e enteve rregullatorë qeveritare do të jetë kritike për uljen e rreziqeve të modeleve të fuqishme. Për shembull, qeveria amerikane mund të shqyrtojë kombinimin e licencimit dhe testimit të kërkesave për zhvillim dhe të ofrojë modele mbi pragun e kapaciteteve”, tha themelues i “Chat GPT”.

Dëshmia e Altman vjen mes shqetësimeve të ligjvënësve amerikanë se inteligjenca artificiale do të ketë efekte të papritura tek shoqëria. Ata citojnë rreziqe si humbja e vendeve të punës, apo përdorimi i mjeteve të krijimtarisë për të gjeneruar informacione të rreme nga vendet armike.

Publikime te ngjashme