Connect with us

Bota

Kreu i inteligjencës ukrainase paralajmëron Kremlinin: Do sulmojmë gjithnjë e me thellë në territorin rus

Publikuar

me

Kreu i inteligjencës ukrainase, Kirill Budanov ka thënë se sulmet e Ukrainës do të depërtojnë gjithnjë e më shumë në territorin rus.

“Sulmet do të shkojnë gjithnjë e më thellë në territorin rus”, paralajmëroi kreu  37-vjeçar i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kirylo Budanov, në një intervistë me një reporter nga rrjeti amerikan ABC, pasi një bazë ruse në Donetsk u sulmua.

Në një pranim të rrallë publik të viktimave në luftën në Ukrainë, Moska pranoi më herët të hënën se dhjetëra ushtarë të saj ishin vrarë në një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës./abcnews.al

Reklama