Kremlini: Nuk ka arsye që Perëndimi të shqetësohet për anijet ruse në Kubë

0 minutes, 57 seconds Read

Kremlini ka këmbëngulur se luftanijet ruse që kanë mbërritur në Kubë për një stërvitje nuk janë kërcënim.

Kjo vjen pasi ministria e jashtme ruse konfirmon se ministrat e jashtëm të dy vendeve do të zhvillojnë bisedime më vonë gjatë ditës së sotme.

Një fregatë e marinës ruse dhe një nëndetëse me energji bërthamore lundruan në portin e Havanës dje nën syrin vigjilent të SHBA-ve – të cilat thonë se ato nuk përbëjnë kërcënim, por tregojnë për një shfaqje force nga Moska.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha dje se nuk kishte asnjë indikacion që Rusia po përdorte anijet për të transferuar raketa në Kubë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se stërvitjet detare ishin të zakonshme, shkruan abcnews.al “Kjo është një praktikë normale për të gjitha shtetet, duke përfshirë një fuqi kaq të madhe detare si Rusia. Pra, ne nuk shohim asnjë arsye për t’u shqetësuar në këtë rast.”, tha ai.

Publikime te ngjashme