Krasta: Jam shumë i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske

1 minute, 2 seconds Read

Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, është duke dhënë intervistë në RTK dhe në pyetjen e parë për lajmin e “Slobodna Bosnës” që sulmoi dy media të Kosovës, ai nuk dha ndonjë përgjigje konkrete. Përkundrazi tha se ndjehet i lumtur që “në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske”.

“Si pjesëmarrës që 18 muaj i këtij mediumi, RTK është tipikisht një transmetues publik që ballafaqohet herëpashere me ngjarje të natyrave të ndryshme, kjo sepse në strukturën e ndërtuar të institucionit ka një lloj lirie relative komunikimi, ka pavarësi në marrjen e vendimeve. Është e vërtetë që është pothuajse e pamundur për t’u kthyer ne koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo mënyrë e të shprehuri për të shmanguar elementet e debateve që behën më vonë”, tha Krasta në RTK.

“Jam shumë i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske. Jam shumë i lumtur që jo vetëm RTK do të shoh standardet por edhe insitucionet private do të mësojnë nga kjo situatë për jetën gazetareske të vendit”, u shpreh ai.

Publikime te ngjashme