Konjufca në rolin e profesorit të anglishtes, shpjegon çka do të thotë “law enforcement”

1 minute, 8 seconds Read

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i doli dje në mbrojtje Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme, i cili u kritikua nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë për instrumentalizim të Policisë së Kosovës.

Në mbrojtjen e tij, Konjufca ka folur me të folmen e tij karakteristike: me pauza, me ripërsëritje të fjalëve, me theksim të tyre.

Megjithatë, kësaj radhe, si rrallëherë, Konjufca e përdori edhe pak anglishten, në një përpjekje për të shpjeguar se nuk ka “instrumentalizim të policisë.

Policia është institucion i shtetit. Edhe ky institucion i shtetit është për garantimin e sundimit të ligjit, me sa e di unë, në Kosovë. Law enforcement, quhet sundim i ligjit. Në anglisht i thonë ashtu. Gati i bjen edhe si fuqizim i ligjit, zbatim, zbatim i ligjit bash. Për me pasë zbatim të ligjit, duhet me u sfidu ata të cilët e kundërshtojnë këtë zbatim të ligjit. Dhe kjo nuk duhet me u analizu në kuptimin etnik. Ka serbë atje të strukturave paralele që e sfidojnë Kosovën dhe sundimin e ligjit, por në qytetet e tjera ka edhe shqiptarë që janë të etnisë shqiptare, që mujnë me bo krim të organizuar, që mujnë me shkel ligjin, e sfidojnë policinë dhe policia reagon” – ka thënë ai.

Publikime te ngjashme