Komisionerja Kos optimiste për Shqipërinë: Negociatat po ecin më shpejt se kurrë, mbyllja e mundshme në 2027

0 minutes, 44 seconds Read

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar lart progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se negociatat e anëtarësimit po përparojnë me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë.

Komisionerja madje përmendi vitin 2027 si një objektiv ambicioz por të arritshëm për përmbylljen e bisedimeve mes Brukselit dhe Tiranës.

“Bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë po ecin më shpejt se kurrë më parë dhe ky përparim është një shenjë e qartë e përkushtimit të palëkundur të vendit. Ky progres dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në procesin e reformave. Për të arritur objektivin e përmbylljes së negociatave deri në vitin 2027, do të jetë thelbësor angazhimi i mbarë shoqërisë”, deklaroi Komisionerja Kos, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme