Koalicion i papritur në Prizren: LDK dhe PDK bashkojnë forcat kundër kandidatit të VV-së, Artan Abrashi

0 minutes, 48 seconds Read

Një koalicion i ri parazgjedhor është arritur në komunën e Prizrenit, duke sjellë një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike lokale.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për të garuar së bashku në balotazhin e ardhshëm.
Ky bashkim pritet të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrat politikë në komunë, pasi dy partitë më të mëdha tradicionale në Kosovë do të përballen bashkërisht me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Artan Abrashi, në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Sipas të njëjtave burime, konfirmimi zyrtar i koalicionit pritet të bëhet publik gjatë orëve në vijim.
Ky zhvillim shihet si një lëvizje strategjike për të konsoliduar votën opozitare kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes, në njërën prej komunave më të mëdha dhe më simbolike të vendit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme