Kjo është lista me emrat e të arrestuarve gjatë aksionit që goditi auto sallonet

0 minutes, 41 seconds Read

Pista e hetimit të rastit ‘Brezovica’ tashmë është zgjeruar dhe në pranga të Policisë kanë rënë edhe 14 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Në kuadër të këtij rasti, Prokuroria Themelore në Ferizaj zhvilloi sot aksion, në asistim me Policinë, ATK-në dhe Doganën, ku u bastisën 8 auto sallone.

Aksioni ka përfunduar me vënien në pranga të të dyshuarve për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi dhe konfiskimin e veturave, armëve e dëshmive të tjera, që do të shfrytëzohen si prova në këtë rast.

LSLSS 1

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, pas përfundimit të këtij aksioni ka bërë me dije për Sinjalin se bastisjet janë kryer në gjithsej 8 auto sallonet, emrat e disa prej të cilave Sinjali i ka zbuluar gjatë ditës.

Publikime te ngjashme