Kishte mbjellë kanabis në vazo në ballkonin e shtëpisë, arrestohet Enca Haxhia

0 minutes, 30 seconds Read

Një 27-vjeçare nga Lundra është vënë në pranga, pasi u zbulua se kishte mbjellë kanabis në shtëpinë e saj.

Ajo kishte mbjellë bimë kanabis në vazo dhe i kishte vendosur tek ballkoni i banesës ku jetonte.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares R. H., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bimë kanabis.

Raportohet se e dyshuara është këngëtarja Enca Haxhia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Publikime te ngjashme