Kim Mehmeti reagon ashpër ndaj Ramës, e quan “Dodik i Shqipërisë”, i del në mbeshtetje fuqishëm Kurtit dhe përkrah vendimet e tij

2 minutes, 9 seconds Read

Publicisti Kim Mehmeti e ka cilësuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama si “Dodiku” i Shqipërisë.

Ky reagim i Mehmetit erdhi pas deklaratave të fundit të Ramës në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Krahas kësaj, publicisti shqiptar vlerësoi se është ‘monstruoze’ që Rama të tentojë ta barazojë Kurtin me Vuçiqin, ndonëse ndërkombëtarët mund ta ‘shpërblejnë’ shtetin serb.“Mund edhe të ndodhë që të fortët e kësaj bote të vendosin ta ‘shpërblejnë’ Serbinë duke e barazuar Kryeministrin e Kosovës të dal nga burgjet serbe me presidentin serb që projektoi zhdukjen e joserbëve, por është monstruoze që një gjë të tillë ta bëjë Tirana zyrtare;

Serbia mund të ketë për qëllim që Kosova ta mos guxojë të burgosë kriminelin serb pa lejen e Beogradit, por është monstruoze që realizimin e këtij qëllimi ta ndihmojë Tirana zyrtare”, shkroi ndër të tjera Mehmeti.

Kryeministri i Shqipërisë me shumëçka të ngjanë si të ishte ‘Dodiku’ i Shqipërisë i cili ka për obligim ta ndihmojë Serbinë dhe presidentin serb të realizojë projektin që kjo hapësirë ballkanike – nëpërmjet kontrollimit të stabilitetit të pesë shteteve – të bëhet ‘Serbosllavi’;

Neve na mungojnë politikanë që kanë ideal e jo vetëm qëllim për të ardh e për të mbet përjetë në pushtet;

Ai që ta kontrollon rehatinë e ‘shtëpisë’ – pra stabilitetin e shtetit – ta kontrollon edhe lirinë. E ai që ta kontrollon lirinë, t’i ka marrë të gjitha;

Veriu i Kosovës u ka shërbyer disa qarqeve ndërkombëtarëve edhe për ta shantazhuar shtetin nëpërmjet burrështetasit e shantazhueshëm të Kosovës siç nuk është Kryeministri i sotëm i saj dhe i cili, si i tillë, u pengon jo vetëm burrështetasve hajdut të këtyre hapësirave por edhe disa perëndimorëve që posa arrijnë në Ballkan bëhen të njëjtë si ne;

Mund edhe të ndodhë që të fortët e kësaj bote të vendosin ta ‘shpërblejnë’ Serbinë duke e barazuar Kryeministrin e Kosovës të dal nga burgjet serbe me presidentin serb që projektoi zhdukjen e joserbëve, por është monstruoze që një gjë të tillë ta bëjë Tirana zyrtare;

Serbia mund të ketë për qëllim që Kosova ta mos guxojë të burgosë kriminelin serb pa lejen e Beogradit, por është monstruoze që realizimin e këtij qëllimi ta ndihmojë Tirana zyrtare.

Publikime te ngjashme