Këshilltari i Pacollit publikon foton e fëmijëve të familjes Jashari: Kur u vranë fëmijët kosovar Nenad Rashiq ka festuar me këngë çetnike

1 minute, 16 seconds Read

Mbrëmë në Prishtinë janë ndezur qirinj për të vrarët në një shkollë fillore në Beograd. Aty i pranishëm u pa edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Pas këtij veprim ka reaguar Jetlir Zyberaj Këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka kritikuar qeverinë, duke postuar në Facebook fotografinë e fëmijëve të familjes Jashari, pasi sipas tij, këta fëmijë u vranë nga strukturat e organizuara serbe e që pas vrasjes së tyre Serbia u ekzaltua.

Sipas tij kur ky veprim makabër ndodhi ministri i Kurtit, Nenad Rashiq ka qenë duke festuar në Shilvovice me këngë çetnike.

Reagimi i plotë:

Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e kenge Çetnike.
A ka ndonjë qiri sot nga qeveria dhe nga ata që kanë nostalgji për Jugosllavinë? Edhe mbrame paska ndodh nje cmenduri ne Serbi.

Natyrisht qe ne nuk i gezohemi tragjedise, por kjo nuk nenkupton hallashtisje deri ne ndezje te qirinjeve.

A ju kujtohet kur autobusi me nxenes nga Kosova u permbys ne Fush Arrez.

Ne kete foto jane femijet e Familjes Jashari. Keta nuk jane vrare nga ndonje i ri i cmendur, por jane vrare nga struktura e organizuar e shtetit serb.

Pas vrasjes se tyre, Serbine e ka perfshire ekzaltimi. Albulena tybe nje qiri per keta femije se ka ndez.

Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e Kenge Çetnike sigurisht

Publikime te ngjashme