Kërkohet një i dyshuar për grabitje të 31.000 eurove

0 minutes, 55 seconds Read

Me datë 21.05.2023 rreth orës 20:05 është raportuar një vjedhje e rëndë në Shirok të Suharekës. Sipas policisë, persona të panjohur duke tejkaluar pengesa kanë hyrë në shtëpi të viktimës dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20 mijë euro si dhe para të gatshme 11 mijë euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video-incizime dhe foto të personit të dyshuar për vjedhjen, si dhe janë bërë hetime te vazhdueshme për identifikimin e personit të dyshuar.

Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arritë që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit.

Prandaj, me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë  .

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, apelon policia.

 

Publikime te ngjashme