Kamberi i reagon Vuçiqit: Kushtetuta na lejon të bashkëpunojmë me Kosovën

1 minute, 3 seconds Read

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Aleksander Vuçiq po e paraqet si tentativë për destabilizim bashkëpunimin e shqiptarëve atje me Qeverinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se Kushtetuta e Serbisë e parasheh edhe bashkëpunimin me shtetin amë.

“Ka disa herë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe ‘krijim të Shqipërisë së Madhe;. Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, Kushtetuta e Serbisë, e parasheh edhe bashkëëpunimin me shtetin amë. Të drejtat janë univerzale. Ato nuk janë mëshirë e shtetit. Njeriu i fiton me lindje. Së paku kështu e thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe afatgjate në rajon duke tentuar të krijohen pakicat apo popujt hyjnorë.

“Në vend të krimilazimit të kërkesave tona legjitime, shmangies së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha të reflektosh në realizimin e obligimeve të marra. Të nënshkruara janë. Të kursejmë nga “dhimbja e dorës së djathtë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Publikime te ngjashme