“Jua q* shtetin, Policinë e Albin Kurtin” – Ky është serbi i arrestuar që kërcënoi policët në veri

1 minute, 3 seconds Read

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Sinjali ka mësuar se personi i dyshuar për këtë rast është Nebojsha Radovanoviq.

Incidenti dyshohet se ndodhi afër ish objektit të komunës paralele në Zevçan, ku i dyshuari fillimisht i ka ofenduar policët e më pas iu është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ndër të tjera ka thënë “Jua q* Policinë e nanës, shtetin e nanës une juve, jua q* Albin Kurtin”.

Policia e ka futur situatën nën kontroll dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

 

Publikime te ngjashme