Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur të mos prononcohet lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kohës sa po drejtohej për të bërë homazhe pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, ajo kërkoi që ky moment solemn të respektohej pa u ndërhyrë me pyetje të natyrës politike.
“Ju lus për mirëkuptim”, u mjaftua duke thënë shkurtimisht ajo./lajmishqip.net
