Izraeli po sulmohet me raketa, Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit ka frikë të shkojë në Tel Aviv

0 minutes, 56 seconds Read

Kombëtarja e Zvicrës është mjaft e shqetësuar me sulmet e fundit me raketa në Izrael, që u hodhën nga Palestina.

Izraeli u godit nga mijëra raketa në mëngjesin e sotëm dhe ndeshja mes kësaj Kombëtareje dhe Zvicrës, e paraparë të luhet të enjten që vjen, është vënë në pikëpyetje.

Edhe zviceranët nuk e dinë nëse do të shtyhet loja e paraparë të luhet në Izrael.

Madje, Federata Zvicerane e Futbollit e ka lëshuar një deklaratë sot për situatën e krijuar në Izrael së fundmi.

“Mësuam me keqardhje të madhe për situatën në Izrael dhe për sulmet me raketa. Federata është në kontakt me UEFA-n, me Fedpol dhe me Ambasadën Zviceranë në Izrael. UEFA do të vendosë nëse ndeshja Izrael – Zvicër do të luhet të enjten e ardhshme. Grumbullimi i Kombëtares do të nisë siç është planifikuar të hënën në Zurich. Ne do t’ju mbajmë të informuar për pjesën tjetër të programit”, njofton Federata Zvicerane e Futbollit.

Publikime te ngjashme