“Ishim shokë”- U vetëdorëzua në polici, zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi bashkatdhetarin në Selanik: Patëm një sherr

0 minutes, 37 seconds Read

Është zbardhur dëshmia e 45-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi me armë zjarri bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami, pranë një karburanti në Selanik mesditen e së enjtes.

Ai u vetëdorëzua në policinë greke një ditë pas krimit i shoqëruar nga avokati i tij.

“Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr”, ka deklaruar ai sipas Protothema.gr.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti.

Autori, nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Publikime te ngjashme