Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Nice: Specialja po i shërben Serbisë, raporti i Dick Martyt ishte bosh

0 minutes, 44 seconds Read

Ish Prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, në një intervistë dhënë për Nacionalen, ne emisionin Ditari i Buzhalës, ka thënë se Gjykata Speciale në fakt po i shërben Serbisë, e se raporti i Dick Martyt ishte bosh.

“Mendoj se gjithçka lidhur me historinë dhomave të specializuara është goxha e pazakontë, dhe dukej kështu prej momentit kur raporti i Martit ishte publikuar.

Pastaj raporti i Williamsonit dhe hetimet dhe pastaj formimi i dhomave të specializuara. Unë shikova të gjitha provat pa ardhur në Kosovë, pa i diskutuar ato me askënd në Kosovë dhe konkludova se raporti i Martyt në esencë ishte bosh. S’kishte asgjë aty.” , a thënë Nice.

Tutje ish-prokurori, duke folur në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se ka prova të mjaftueshme për këtë dhe se Serbia duhet të paditet.

Publikime te ngjashme