Ish kryeministri shqiptar: ‘Kurti është ndër politikanët më të formuluar dhe gëzon simpatinë time’

1 minute, 12 seconds Read

Ish kryeministri i Shqipërisë dhe Deputeti aktual i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa foli edhe mbi qëndrimin e Shqipërisë mbi këtë rast.

Majko, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, u shpreh se në Prishtinë duhet të ndryshojë metodologjia e punës në lidhje me uljen e tensioneve, duke ndjekur mënyrën e propozuar nga Perëndimi.

“Kurti është ndër politikanët më të formuluar dhe gëzon simpatinë time, por për momentin ne si përfaqësues të politikës së Tiranës mund të jemi vetëm këshillues së bashku me miqtë tanë për të krijuar një fibër të miqësisë së Perëndimit me shqiptarët. Në Prishtinë për këtë duhet të ndryshojë metodologjia e punës, pasi nëse vazhdon kështu mund të bëhet më keq. Rregullat e jetës normale nuk aplikohen në politikën ndërshtetërore. Mendoj se Kurti dhe qeveria e tij do gjejnë kthesën që do jetë e pranueshme për të gjithë”, theksoi Majko.

Ai deklaroi se për gjendjen gjeopolitike të Serbisë do jetë e vështirë të ketë një Aleksandar Vuçiq të marrë përsipër diçka më shumë, teksa shtoi se presidenti serb po kalon momente delikate sepse ka presion nga të dyja anët, BE dhe Rusia.

Publikime te ngjashme