Ish Komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha: Ja pse unë veteran i UÇK-së nuk do të protestoj në rrugë!

1 minute, 39 seconds Read

Ish-komandanti i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka postuar një mesazh emocionues në rrjetin social Facebook, duke treguar pse nuk do të protestoj kundër institucioneve të zgjedhura nga vota e lirë qytetare, njofton Kosova Post.

UÇK-ja kemi luftue për liri, pavarsi për shtet, për institucione tonat, për siguri, arsim, zhvillim , shëndetlsi etj .

Të gjitha institucionet egzistojnë (edhe shoqatat e veteranëve të UÇK-së dhe sindikatat ) të gjithë i kanë zyret, paisjet e punës, kushtetutën, ligjet, rregulloret, ekspertët juridik, gjykatat, të gjithë këta njerëz në institucione të shtetit dhe shoqatat e sindikatat marrin paga mujore që punojnë në ato zyre, pra duhet të JENË TË OBLIGUAR ti zghidhin të gjitha problemet, edhe ato të veteranëve, sociale etj .

Pasi egzistojnë të lartpërmendurit UNË NUK DO TË PROTRSTOJ sot në rrugë kundër askujtë, e aq më pak kundër institucioneve të shtetit tim për të cilat kam luftuar dhe i ka zgjedhë pupulli im në liri dhe demokraci !

NËSE PROTESTOJ atëherë do të protestoj kundër të gjithëve të lartpërmendurit (edhe ndaj udhëheqsëve, kryesisë të shoqatës së veteranëve të UÇK-së pse nuk po din mes tyre me i zgjedhë problemet në zyret e tyre).

Unë nuk dëshiroj të humbi kohë, punë, financa e të dal të bërtas në rrugë për paftësit e dikujtë tjetër për çka paguhet ku përsëri duhet të kthehen në zyre me i zgjidhë problemet !

Pa i pa proceset gjyqësore në media për problemet kontestuese, pa i pa vendimet e gjykatave unë nuk protestoj .

Nëse edhe gjykatat , institucionet e lartpërmendura nuk i zgjidhin problemet si duhet dhe nëse detyrohem të dal në rrugë atëherë problemin do ta zgjedhi aty në rrugë dhe nuk do të kthehem përsëri me ta në zyre !!!
Flm në mirkuptimë.

Publikime te ngjashme