Ironia e fatit: Pasi talli pafund Bidenin, edhe për Trump “bëhën ters” shkallët e avionit

0 minutes, 30 seconds Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shpëtuar pa lëndime në një incident mbrëmjen e kaluar, teksa ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë është penguar mes shkallëve dhe për pak u rrëzua mbi to, një pamje që paraardhësi i tij Joe Biden e ofronte herë pas herë duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij shëndetësore.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, me komentuesit që nuk lanë pa përmendur shprehjen e famshme se kjo është karma.

Loading video

Publikime te ngjashme