Incidenti në xhaminë e Bellopojës- Dërgohen në mbajtje 6 persona, Insajderi sjell emrat

1 minute, 9 seconds Read

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në një xhami në fshatin Bollopojë të Podujevës. Gjashtë persona kanë penguar faljen e xhumasë. Këta persona kanë tentuar që ta pengojnë që këtë ritual fetar ta kryej imami Kujtim Hyseni, dhe për këtë është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Insajderi ka marrë vesh që Prokuroria ka marrë vendim që gjashtë të ndaluarit ti dërgoi për 48 orë në mbajtje në paraburgim.

Gazeta Insajderi ka mësuar se këta gjashtë persona që dyshohet se e penguan faljen e namazit të xhumasë nga imami Hyesin janë: 1.Qendrim Ramadani 2. Suad Mustafa 3. Shkumbin Sylejmani 4. Arian Emini 5. Besart Ramadani 6. Kushtrim Abazi.

Ketë incident e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Nijazi Jashari, i cili tha se gjashtë personat e dyshuar janë intervistuar, se çfarë vendimi do të merret me ta e vendos Prokurori.

Ata persona janë duke u intervistuar. Se a do te ndalohen, apo arrestohen, këtë e vendos Prokurori” tha ai për Insajderin.

Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë të cilët kanë thënë se disa persona tentuan të ndalojnë imamin për të kryer namazin e xhumasë.

Ata persona kanë paralajmëruar paraprakisht bashkësinë islame se do te ndalojnë imamin për të kryer xhumanë./insajderi

Publikime te ngjashme