Importi nga Serbia shënon rënie pas bllokadave të kamionëve

1 minute, 0 seconds Read

Nga kjo pikë në të cilën kalojnë dhjetëra kamionë, bëhet transporti i mallrave.

E kryesisht një pjesë e madhe e tyre është edhe nga Serbia.

Në qershor të këtij viti qeveria mori vendim për ndalimin e kamionëve me targa serbe, ku mbetën të bllokuar dhjetëra të tillë në pjesën e kufirit serb .

E gati një muaj më pas ekzekutivi vendosi që të heqë masën e sigurisë së ndalimit të hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Megjithatë importi nga shteti fqinj shënoi rënie.

Sipas të dhënave së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka një rënie në më shumë se 20 milionë euro, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

E kjo rënie pritet të ndikojë edhe në ekonominë e vendit, kryesisht tek bizneset e qytetarët.

Ndërkohë, sipas njohësit të fushës së ekonomisë Besnik Avdiaj, prodhuesit vendor dhe dhënësit e shërbimeve vendore janë të prirur të hulumtojnë për blerës të rinj, në qoftëse vazhdojnë këto masa të qeverisë.

Përveç importeve, në raport theksohet se Kosova pati rënie edhe të eksporteve me Serbinë, afërsisht 2 milionë euro.

Publikime te ngjashme