Ibishi: Kriminelët serbë hasen në rezistencë të Policisë së Kosovës, u shpartalluan

1 minute, 15 seconds Read

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Front Online, duke folur për ngjarjen e kobshme që ndodhi të dielën në veri ka komentuar edhe atë se si është sjellë gjithë ai armatim në Kosovës.

Sipas tij, vet pozicioni i Banjskës që ka vetëm një fshat që e ndan nga kufiri me Serbinë ndoshta edhe e ka mundësuar këtë.

Por, shton se ata kanë pasur qëllim që pas kryerjes së aktit terrorist të largohen përmes maleve atje që është shumë afër me Serbinë.

“Vet pozicioni i Bansjkës në aspektin strategjik si vendbanim i vogël turistik dhe është vetëm një fshat që e ndan nga kufiri me Serbinë dhe qëllimi ka qenë që pas kryerjes së akteve terroriste edhe nëse ajo nuk përfshin përmasa të mëdha dhe nuk bëhet debalanci i forcave atëherë ata të tërhiqen përmes pjesës malore atje”, ka thënë Ibishi.

Ndërsa, deklaron se kriminelët serbë hasen në rezistencë të Policisë së Kosovës, me çka edhe u shpartalluan.

“Pra, këta hasen në një rezistencë të menjëhershme të Policisë së Kosovës edhe për një kohë të shkurtër u shpartalluan edhe pasojat veç dihen edhe në humbjen në njerëz, gjegjësisht në terrorista, edhe në humbje në teknikë edhe tërheqjen e tyre me pasoja në vendosjen e spitalit të Pazarit të Ri.”, ka shtuar ai.

Publikime te ngjashme